Mucunski për tërheqjen e Mickoskit në vitin 2029: Një veprim për respekt që rrallë e shohim edhe në botë
- Vendimi i kryeministrit dhe kryetar i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, për t'u tërhequr nga pozicioni i lartë në parti pas mandatit të tij të tretë është një veprim për respekt, thotë ministri i Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryetar i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski, në një intervistë për "360 Gradë" në TVM 1.
Shkup, 22 dhjetor 2025 (MIA) - Vendimi i kryeministrit dhe kryetar i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, për t'u tërhequr nga pozicioni i lartë në parti pas mandatit të tij të tretë është një veprim për respekt, thotë ministri i Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryetar i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski, në një intervistë për "360 Gradë" në RTVM 1.
"Shpesh kam menduar se në fund, kryetari Mickoski do të marrë një vendim më ndryshe, sepse është logjike të mos thuash se po largohesh pas katër vitesh dhe të vazhdoni, duke marrë parasysh popullaritetin e VMRO-DPMNE-së si parti politike, por edhe sukseset zgjedhore që ka pasur", thotë ministri i Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryetar i VMRO-DPMNE-së për vendimin e kryeministrit dhe kryetar i partisë për të mos rënë dakord për ndryshimin e Statutit.
Theksoi se ai maksiomalisht e respekton këtë vendim dhe konsideroj se i gjithë publiku duhet mirë ta vlerësojë atë që ai po e bën për shtetin.
"Por, me të e kam diskutuar shpesh këtë temë. Kemi pasur diskutime shumë të gjera mbi këtë çështje. Dhe i kuptoj arsyet e tij. Mund të mos pajtohem plotësisht, por i kuptoj. Maksimalisht i respektoj dhe konsideroj se i gjithë publiku duhet mirë ta vlerësojë atë që ai po bën për shtetin dhe vendimin specifik që vendosi të marrë - një vendim që shteti ynë nuk e mban mend, një vendim që rrallë e sheh jo vetëm në Evropë, por edhe në botë", thotë Mucunski.
Mucunski theksoi se disponimi në kuadër të partisë ka qenë që deri në kongres, të ndryshohet Statuti.
"Këtë sinqerisht do t'jua them. Dhe parimshmëria, po, mbeti në vepër dhe për këtë arsye them - duhet ta respektojmë dhe ta vlerësojmë atë që e bëri kryetari Mickoski, sepse ai thotë pikërisht atë që po thoni ju - që nëse duam të themi se jemi parimorë, së pari duhet të fillojmë nga vetja", tha ai.
I pyetur nëse ai personalisht ka ambicie për të hyrë në garën për lider të ardhshëm të VMRO-DPMNE-së, Mucunski përgjigjet: "Çdo njeri, si qenie njerëzore ka ambicie. Ambicia ime, për momentin, është e fokusuar vetëm në funksionin që kryej - të kryej funksionin e ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme sa më mirë që të mundem. Si në pjesën e punës në politikën e jashtme, por edhe në pjesën e tërheqjes së investimeve të reja për shtetin dhe krijimin e një kapaciteti më të mirë tregtar. Për katër vitet e ardhshme, kryetar i VMRO-DPMNE-së është Hristijan Mickoski dhe mendoj se do të ishte jo korrekte nga ana ime të hyja në përgjigje të pyetjeve të tilla. Jam i vetëdijshëm, dhe jemi të vetëdijshëm në kuadër të partisë, se edhe nga ana e mediave, dhe nga ana e publikut të gjerë, ndoshta do të ketë një diskutim të tillë. Por, për katër vitet e ardhshme, lider i VMRO-DPMNE-së është Hristijan Mickoski dhe ai e ka, dhe do ta ketë, mbështetjen tonë maksimale. Dhe ambicia ime personale është të përqendrohem sa më shumë në funksion, që po e bëj tani".
Foto: Printskrin