Mucunski: Evakuimi i qytetarëve të Maqedonisë nga Izraeli përfundoi me sukses
- Procesi i evakuimit të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë nga Izraeli të cilët shprehën gatishmëri për ta bërë këtë përfundoi me sukses sot pasdite, informoi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.
Shkup, 5 mars 2026 (MIA) - Procesi i evakuimit të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë nga Izraeli të cilët shprehën gatishmëri për ta bërë këtë përfundoi me sukses sot pasdite, informoi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.
"Ministria koordinoi plotësisht procesin e evakuimit të qytetarëve të Maqedonisë nga Izraeli, të cilët fluturuan nga Sharm el-Sheik për në Shkup këtë pasdite me një aeroplan qeveritar", shkroi ministri Mucunski në Fejsbuk.
Ky është, siç thotë ai, një proces që kërkoi angazhim serioz të misioneve diplomatike dhe konsullore, respektim të vazhdueshëm të procedurave të sigurisë dhe koordinim të vazhdueshëm midis institucioneve kompetente.
Ai informoi gjithashtu se është finalizuar procedura për lidhjen e një marrëveshjeje me një kompani, e cila pritet të fillojë të operojë fluturime për evakuimin e qytetarëve të Maqedonisë nga zonat e tjera të prekura në ditët në vijim, në koordinim me misionet diplomatike dhe konsullore.
"Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme mbetet në dispozicion 24 orë për qytetarët e Maqedonisë për çdo ndihmë dhe mbështetje të nevojshme", përfundoi ministri në njoftim. sa/
Foto: MPJTJ