Mucunski e priti presidentin e Konfederatës Zvicerane, Parmelan
- – Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Gi Parmellan mbërriti në Shkup. Ai në aeroport u prit nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.
Shkup, 29 prill 2026 (MIA) – Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Gi Parmellan mbërriti në Shkup. Ai në aeroport u prit nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.
"Mirëseardhje për presidentin e Konfederatës Zvicerane, Gi Parmelan, në Shkup. Këtë mëngjes, me nderimet më të larta ushtarake dhe shtetërore, prita presidentin Parmelan, i cili, së bashku me bashkëshorten e tij, ndodhet për vizitë zyrtare në vend, me ftesë të presidentes Gordana Siljanovska-Davkova", shkroi ministri Mucunski në Fejsbuk.

Vizita, siç thekson Mucunski, përfaqëson konfirmim për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe mundësi për thellimin e tyre të mëtutjeshëm, me theks të veçantë në bashkëpunimin politik dhe ekonomik.
Pas pritjes, siç informuan nga Kabineti i presidentes, vijon takim tet-a-tet i presidentëve, ndërsa pastaj edhe takim plenar i delegacionit të Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës.

Pas takimit plenar, Siljanovska-Davkova dhe Parmelan do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.
Në kuadër të vizitës presidenti zviceran do të vendosë kurora me lule në varrin e Goce Dellçevit në kishën “Shën Spasi” në Shkup.
Gi Parmelan do të realizojë takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi. fc/
Foto: Fejsbuku i Timço Mucunskit