Mucunski do të merr pjesë në konferencën ndërkombëtare Budapest Ballkans Forum 2026
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot do të merr pjesë në konferencën ndërkombëtare Budapest Ballkans Forum 2026, e cila mbahet në Budapest, Hungari, në organizim të Institutit hungarez për çështje ndërkombëtare.
Shkup, 9 mars 2026 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot do të merr pjesë në konferencën ndërkombëtare Budapest Ballkans Forum 2026, e cila mbahet në Budapest, Hungari, në organizim të Institutit hungarez për çështje ndërkombëtare.
Siç kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Mucunski do të mbajë fjalim në debatin hyrës të nivelit të lartë me temë "Evropa Qendrore dhe Ballkani Perëndimor në epokën e re gjeopolitike", së bashku me ministrin hungarez të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Siatro dhe zëvendës kryetarin e Qeverisë për çështje të jashtme dhe evropiane të Malit të Zi, Filip Ivanoviq. bsh/
Foto: Arkiv