• сабота, 16 мај 2026

Mucunski do të drejtohet në panelin "Korrja e paqes në Ballkan: dialogu, biznesi dhe lidhshmëria" në Forumin diplomatik në Antalia

Mucunski do të drejtohet në panelin

Antalia, 18 prill 2026 (MIA) - Në kuadër të Forumit të diplomacisë nëë Antalia  (Antalya Diplomacy Forum – ADF2026), ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski do të mbajë sot një fjalim në panelin "Korrja e paqes në Ballkan: dialogu, biznesi dhe lidhshmëria".

Në panel, siç informon Ministria, pritet të marrin pjesë ministrat nga vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe nga Kroacia dhe Turqia, si dhe Sekretari i përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC).

Në kuadër të qëndrimit të tij në Antalia, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, Mucunski dje mori pjesë në Takimin e tretë ministror të Platformës Ballkanike për paqe, së bashku me ministrat e punëve të jashtme nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë forumit, është parashikuar që ministri Mucunski të zhvillojë edhe disa takime dypalëshe. mb/

Foto: MPJTJ

Остани поврзан