Mucunski dhe Tripunovski zhvilluan takime në Bruksel për reformat bujqësore dhe zhvillimin rural
- Bashkëpunimi dhe reformat në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, zbatimi i programit IPARD III, si dhe përforcimi i kapaciteteve institucionale dhe administrative të shtetit ishin në fokus të takimeve të ministrit për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski, dhe ministrit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, me drejtoreshën e përgjithshme për Bujqësi dhe zhvillim rural në Komisionin Evropian, Elisabet Verner, dhe me deputetë në Parlamentin Evropian.
Shkup, 24 mars 2026 (MIA) - Bashkëpunimi dhe reformat në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, zbatimi i programit IPARD III, si dhe përforcimi i kapaciteteve institucionale dhe administrative të shtetit ishin në fokus të takimeve të ministrit për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski, dhe ministrit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, me drejtoreshën e përgjithshme për Bujqësi dhe zhvillim rural në Komisionin Evropian, Elisabet Verner, dhe me deputetë në Parlamentin Evropian.
Siç kumtuan nga MPJdheTJ, në takime u diskutuan prioritetet kyçe të politikës së jashtme, proceset reformuese dhe çështjet aktuale rajonale.
"U shkëmbyen mendime për perspektivën evropiane dhe dinamikën e procesit anëtarësus të shtetit dhe rajonit, duke u theksuar rëndësia e sigurimit të mbështetjes së qëndrueshme dhe të besueshme për politikën e zgjerimit në kushtet e sfidave aktuale gjeopolitike", thuhet në kumtesën e MPJdheTJ.
Theks i veçantë, siç shtojnë ata, u vu mbi perspektivat për zgjerimin e Bashkimi Evropian drejt Ballkanit Perëndimor, mbështetjen nga Parlamenti Evropian për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit, si dhe mbi rolin e tij në tërë procesin e integrimit evropian.
Ministri Mucunski ka zhvilluar dhe takime me deputetë në Parlamenti Evropian – Karlo Resler, Dan Barna, Tijs Rojten, Matej Tonin dhe Irena Joveva.
"Në takimin me eurodeputeten Joveva u diskutua për procesin e eurointegrimit të shtetit, ku ministri shprehu mirënjohje të sinqertë për mbështetjen e qëndrueshme dhe të principuar në këtë rrugë", shtojnë nga ministria.
Foto: MPJdheTJ