Mucunski: BE-ja mbetet boshti qendror i politikës tonë të jashtme, por procesi duhet të themelohet në kritere, ndërsa jo në bilateralizëm
- Nëse do të më duhej ta përmbledh politikën e jashtme në dy vitet e fundit, do ta përmblidhja me tre fjalë, ndërsa ato janë: dinjitet, rezultate dhe vizion 0 tha sot ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski para Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvend.
Shkup, 27 prill 2026 (MIA) - Nëse do të më duhej ta përmbledh politikën e jashtme në dy vitet e fundit, do ta përmblidhja me tre fjalë, ndërsa ato janë: dinjitet, rezultate dhe vizion 0 tha sot ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski para Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvend.
"Dinjitet - sepse interesi kombëtar nuk mbrohet me retorikë agresive, por me pozita të qarta, argumente të forta dhe seriozitet institucional. Rezultate - sepse qytetarët presin që politika e jashtme të sjellë intreres të dukshëm: investime, siguri, vende pune, udhëtim më të lehtë dhe reputacion më të madh në botë. Vizion - sepse shteti duhet ta dijë se ku dëshiron të jetë për pesë, dhjetë dhe njëzet vjet. Nuk guxojmë të reagojmë në agjenda të huaja. Duhet ta kemi agjendën tonë", theksoi Mucunski para deputetëve.
Ministri theksoi se qeveritë dhe përbërjet partiake nuk ndryshojnë, por që shteti, qytetarët dhe interesi kombëtar mbetesin dhe prandaj politika e jashtme duhet të jetë hapësirë e unitetit kombëtar, ndërsa jo arenë për pikë politike.
"Bëj thirrje për debat dhe kritikë të përgjegjshme kur është e nevojshme. Por gjithashtu bëj thirrje për konsensus kur mbrojmë shtetin. Detyra jonë është që Maqedonia të jetë një vend i respektuar, i sigurt, i lidhur ekonomikisht dhe i integruar në Evropë. Një vend që nuk pret që të tjerët ta përcaktojnë - por shkruan historinë e vet. Një vend që mbron qytetarët e tij, respekton detyrimet e tij dhe di si t'i mbrojë interesat e tij", tha Mucunski.
Në prezantimin e tij, ai theksoi se shtetet e vogla si vendi ynë nuk mund të lejojnë luksin e kaosit në shtëpi kur shfaqen para botës. "Kur na dëgjojnë në Bruksel, në Uashington, në Athinë ose Sofje - duhet të flasim me një zë për çështjet më të rëndësishme. Jo për të gjithë. Por për ata që e përcaktojnë fatin e shtetit nuk kemi luksin e konfliktit", tha Mucunski.

Periudha 2024-2026, siç tha, e shënon një transformim të rëndësishëm në diplomacinë tonë. Me marrjen e kompetencave për tregtinë e jashtme Ministria mori një rol të ri - dhe përgjegjësi të re dhe sot nuk është vetëm një institucion për komunikim politik me vendet e huaja, por, thotë, qendra për koordinimin e performancës ndërkombëtare të shtetit: politike, ekonomike, tregtare, investuese dhe zhvillimore.
"Sepse diplomacia moderne nuk matet me numrin e takimeve, por me atë nëse ato takime sjellin investime, vende pune, siguri energjetike, tregje të reja dhe reputacion më të madh. Diplomacia dueht të hapë dyer për kompanitë e Maqedonisë, të ndërtojë partneritet për infrastrukturën, të tërheqë teknologji dhe ta pozicionojë vendin atje ku merren vendimet", tha Mucunski.
Ministri theksoi se integrimi evropian mbetet boshti qendror i politikës sonë të jashtme, por se qasja jonë është e qartë: Bashkimi Evropian nuk duhet të jetë vetëm një qëllim politik i largët, por duhet të jetë një proces që sjell përfitime konkrete për qytetarët - sot.
"Gjatë periudhës së kaluar, ne kemi zhvilluar një dialog intensiv politik me institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare. Me një qëllim të qartë - të shpjegojmë qëndrimin tonë, të afirmojmë agjendën e reformave dhe të kërkojmë një qasje të drejtë, të parashikueshme dhe meritokratike ndaj pranimit tonë. Mesazhi ynë është parimor: ne duam të përparojmë bazuar në rezultate, jo në kushte politike, të cilat ndryshojnë nga viti në vit. Ne duam kritere, rregulla dhe parashikueshmëri evropiane. Kjo nuk është një kërkesë për zbritje. Kjo është një kërkesë për drejtësi", tha Mucunski.

Në këtë kontekst, theksoi ai, përfundimi i dokumenteve kryesore, udhërrëfyesve dhe planit të veprimit për pakicat përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt hapjes së Klasterit 1. Ne kemi punuar për integrimin gradual në politikat e Unionit, për të përfituar nga plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe për t'iu afruar tregut të vetëm.
"Një shembull konkret: bashkimi me SEPA-n - Zonën e vetme të pagesave në euro. Mund të tingëllojë teknik. Por për qytetarët dhe kompanitë kjo do të thotë transaksione më të lira, më të shpejta dhe më të thjeshta me të gjithë Evropën. Ky është integrimi evropian siç duhet të jetë - jo një frazë abstrakte, por përfitime reale dhe të prekshme", tha ai.
Veçanërisht e theksoi partneritetin për siguri dhe mbrojtje me BE-në. "Pas nënshkrimit në nëntor të vitit 2024, në vitin 2025 e mbajtëm ehd edialogun e parë për siguri dhe mbrojtje. Ky është një hap thelbësor. Vendi më nuk është vetëm kandidat që pret. Është një partner që kontribuon", tha Mucunski.
Paralelisht, siç tha, vazhduam me 100% harmonizim me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së. "Dhe jo rastësisht - politika e jashtme mbetet një nga fushat me vlerësim më të lartë në raportet e Komisionit Evropian. Është një njohje e qartësisë sonë gjeopolitike dhe për aftësinë tonë të jemi një partner evropian kredibil", tha ministri i punëve të jashtme.

Njëkohësisht, theksoi ai, kemi lidhur dy marrëveshje të rëndësishme për partneritet strategjik ke Mbretërinë e Bashkuar, marrëveshje për bashkëpunim strategjik me Hungarinë, ndërsa së shpejti pritet lidhje e marrëveshjes së tillë edhe me Kroacinë. Në lidhje me marrëveshjen me Kroacinë, ai njoftoi se së shpejti do të udhëtojë në Zagreb në biseda për marrëveshjen me ta, si dhe rpet që kryeministri i atij vendi të vjen për vizitë në vendin tonë dhe të nënshkruhet kjo marëveshje strategjike.
Në lidhje me partneritetin strategjik me SHBA-në, tha se takimet me administratën amerikane, duke përfshirë edhe me sekretarin shtetëror Marko Rubio, e konfirmuan përcaktimin e ndërsjellë për riatkvizim dhe thellim të partneritetit strategjik.
Anëtarësimi ynë në NATO, thekson Mucunski, mbetet një nga shtyllat e sigurisë kombëtare. "E plotësuam qëllimin prej 2 % për PBB-së për mbrojtjen dhe vendosëm një projeksion të qartë për rritje të mëtejshme. Këtë nuk e bëjmë sepse dikush na ka urdhëruar. Këtë e bëjmë sepse siguria ka çmim, ndërsa pasiguria ka çmim ende më të lartë", tha ministri.
Ballkani Peërndimor, theksoi ai, mbetet një rajon në të cilin stabiliteti nuk duhet të merret si i mirëqenë dhe pozicioni ynë në NATO është i rëndësishëm - për ne, për fqinjësinë dhe për sigurinë më të gjerë euro-atlantike.
Duke folur për bashkëpunimin rajonal, Mucunski tha se marrëdhëniet tona me fqinjët i ndërtojmë mbi tre parime: dialog, respektim dhe projekte konkrete, se nuk ikim nga çështjet e hapura, por refuzojmë të jemi robër të retorikës që nuk sjell asgjë për qytetarët.
Me të gjithë partnerët tanë, Serbia, Kosova, Shqipëria, Mali i zi, Kroacia, Sllovenia, Rumania, Turqia dhe të tjerë, shtoi ministri, punojmë në thellimin e bashkëpunimit infrastrukturor politik dhe ekonomik. Qëllimi ynë është që rajoni të jetë hapësirë e lidhjes, ndërsa jo linjë e ndarjes. Ura drejt Evropës, ndërsa jo periferia e saj", tha Mucunski.
Në prezantimin e tij para deputetëve, ministri tha se në diplomacinë shumëpalëshe, shteti ka forcuar si dukshmërinë ashtu edhe besueshmërinë e tij.

Diaspora, theksoi ministri, është një pjesë e veçantë e historisë sonë kombëtare dhe për këtë arsye po përgatitet një strategji e re për bashkëpunim me diasporën 2026 - 2030.
"Ndryshimet në Ligjin për Punët e Jashtme, përcaktimi që të paktën 50% e shefave të misioneve duhet të jenë diplomatë profesionistë, zgjatja e mandateve, përmirësimi i kushteve të punës - e gjithë kjo është pjesë e një logjike më të gjerë. Shteti duhet të ketë një shërbim diplomatik profesional, të motivuar dhe modern. Diplomacia nuk ndërtohet vetëm mbi improvizim dhe entuziazëm personal. Ajo duhet të ketë një sistem, memorie institucionale, njohuri, disiplinë dhe një strategji të qartë", tha Mucunski.
Në seancën e Komisionit për politikë të jashtme ministri u përgjigj në pyetjet e deputetëve. sa/
FOTO: Kuvendi/MPJ