• петок, 15 мај 2026

M-tagët nga tani të disponueshëm përmes A1 Maqedoni dhe Telekomit të Maqedonisë me çmim prej 49 denarësh në muaj

M-tagët nga tani të disponueshëm përmes A1 Maqedoni dhe Telekomit të Maqedonisë me çmim prej 49 denarësh në muaj

Shkup, 12 maj 2026 (MIA) - M-tagët për pagesën e taksave rrugore tani do të jenë të disponueshme edhe përmes dy operatorëve më të mëdhenj mobilë në vend - A1 Maqedonia dhe Telekomi i Maqedonisë. Do të mund të blihen me 24 këste, me një shumë mujore prej 49 denarësh, ndërsa pagesa e taksave rrugore do të realizohet përmes llogarisë bankare të përdoruesit ose përmes faturës së shërbimeve mobile. 

Me regjistrimin në faqen e internetit të operatorit mobil, shfrytëzuesi do të mund të zgjedhë nëse M-tag do të lidhet me kartelën e tij të kreditit ose debitit, dhe me çdo kalim nëpër pikë pagesë do të tarifohet shuma përkatëse, ose nëse dëshiron, ai do të ketë edhe opsionin që pagesa për kalimin e taksave rrugore të bëhet përmes faturës së tij të shërbimeve telekomunikuese.  

Operatorët mobilë paralajmërojnë edhe promocione për përdoruesit e tyre, ndërsa nga Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore pritet që në këtë mënyrë M-tagët të bëhen më të qasshëm për qytetarët.

"Deri tani, M-tagët mund të bliheshin në NPRRSH ose në stacionin e pagesës në Petrovec. Në këtë mënyrë, ata do t'i ofrojnë më shumë te qytetarët dhe do t'u ofrohen përdoruesve të dy operatorëve më të mëdhenj mobil në vend. Nëse e shohim gjendjen aktuale, ne jemi shumë prapa krahasuar me vendet tona fqinje, në kuptimin që kemi një numër shumë të vogël M-tag dhe një përdorim të madh të pagesës me para në dorë. Problemi shumëfishohet sepse në pikat e pagesës ku ka M-tag kalojnë edhe me M-kard, dhe nëse nuk ka para në kartelë, krijohet bllokim. E gjithë kjo zvogëlon fluksin e automjeteve në pikat e pagesës. Qëllimi është të rritet rrjedha e automjeteve në pikat e pagesës, ndërsa një nga mënyrat kryesore është që M-tagët të jenë sa më të qasshme. Duke u nisur nga ky aspekt, u shpall një thirrje publike në të cilën u paraqitën Telekomi i Maqedonisë dhe A1 Maqedoni, të cilët kanë një rrjet të gjerë shitjesh në të gjithë vendin dhe përmes rrjetit të tyre do të mundësohet që M-tagët të jenë shumë më të qasshëm për qytetarët", deklaroi sot drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, Koce Trajanovski. 

Trajanovski tha se pagesa me M-tag është rritur dhe tani arrin diku rreth 36 për qind, në krahasim me më parë, por se në këtë mënyrë M-tagët do të jenë më të qasshëm dhe rrjedha në pikë pagesat do të jetë më e lehtë.

Përveç kësaj, Trajanovski tha se po shqyrtohet edhe mundësia e vendosjes së një modeli të pikë pagesës si në Serbi, pra një sistem i mbyllur pagese sipas kilometrave të përshkuara. Për këtë qëllim, tashmë po punohet një studim për të vendosur një sistem të tillë pagese në Korridorin 8. qa/

Foto: MIA

 

 

 

Остани поврзан