MSH: Në Hematologji nuk ka mungesë ilaçesh dhe terapisë për pacientë, as ngecje në sigurimin e trajtimit të domosdoshëm mjekësor
- Në Klinikën Universitare për Hematologji, sipas informacioneve nga kolegiumi ekspert, nuk ka mungesë të ilaçeve dhe terapisë për pacientë as, nuk është vërtetuar ngecje në sigurimin e trajtimit të domosdoshëm mjekësor. Klinika për Hematologji mbetet plotësisht e përkushtuar në mjekim të vazhdueshëm, profesional dhe përgjegjës të pacientëve në pajtim me protokollet dhe standardet mjekësore, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Shkup, 13 maj 2026 (MIA) - Në Klinikën Universitare për Hematologji, sipas informacioneve nga kolegiumi ekspert, nuk ka mungesë të ilaçeve dhe terapisë për pacientë as, nuk është vërtetuar ngecje në sigurimin e trajtimit të domosdoshëm mjekësor. Klinika për Hematologji mbetet plotësisht e përkushtuar në mjekim të vazhdueshëm, profesional dhe përgjegjës të pacientëve në pajtim me protokollet dhe standardet mjekësore, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
"Lidhur me postimet me titull "Pacientët alarmojnë për kolaps të Klinikës për Hematologji" nga Ministria i përgënjeshtrojnë ashpër konstatimet e parashtruara si tësërisht të pavërteta dhe të pabaza dhe apelojnë deri te subjektet politike dhe mediat që të përmbahen nga përhapja e informacioneve të paverifikuara, të cilat shkatkojnë shqetësim tek pacientët dhe familjet e tyre, sidomos kur bëhet fjalë për kategori të ndjeshme të pacientëve.
Përndryshe, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor informon se në përputhje me nenin 239-e të Ligjit për Mbrojtjen e Shëndetit, inspektimet kryhen katër herë në vit në institucionet publike shëndetësore në lidhje me vlerësimin e suksesit të institucionit shëndetësor, të cilin e kryen Ministria e Shëndetësisë.
Inspektimi i fundit i rregullt u krye në Klinikën Universitare për Hematologji më 4 mars të këtij viti. Gjatë inspektimit, nuk u gjetën mangësi në lidhje me rezervat e materialeve mjekësore të konsumueshme (shiringa, gjilpëra, doreza sterile, qese venipunkturore, etj.), si dhe dezinfektantë. Lidhur me terapinë dhe trajtimin e pacientëve, vendimet janë në kompetencë të ekipeve profesionale mjekësore, informon Ministria e Shëndetësisë.mb/
Foto: MIA