MSH: Në Klinikën e ortopedisë te një fëmijë 12 vjeçar është kryer transplant kockor nga donator
- Në Klinikën e ortopedisë është kryer me sukses një tjetër transplant kockor nga donator. Ndërhyrja u realizua te një pacient 12-vjeçar i cili më parë ishte operuar për shkak të një deformimi në këmbën e majtë duke përdorur një vidë. Për shkak të rikthimit të deformimit u vendos që vida e vendosur të hiqet dhe të zëvendësohet me një transplant nga donatori i cili ofron një korrigjim më të mirë dhe më të qëndrueshëm, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.
Shkup, 5 shkurt 2025 (MIA) - Në Klinikën e ortopedisë është kryer me sukses një tjetër transplant kockor nga donator. Ndërhyrja u realizua te një pacient 12-vjeçar i cili më parë ishte operuar për shkak të një deformimi në këmbën e majtë duke përdorur një vidë. Për shkak të rikthimit të deformimit u vendos që vida e vendosur të hiqet dhe të zëvendësohet me një transplant nga donatori i cili ofron një korrigjim më të mirë dhe më të qëndrueshëm, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.
Nga atje shtojnë se pacienti është liruar nga spitali me imobilizim në allçi dhe pas gjashtë javësh do të fillojë procesin e rehabilitimit.
"Ndërhyrjen kirurgjikale e kreu prof. dr. Zoran Bozhinovski me ekipin e tij të asistentëve: Teodora Bozhinovska dhe Simona Karapanxhevska, anesteziologia Jadranka Zafirovska me anestezisten Zlatka Apostolova, instrumentarja Biljana Trojanoviq dhe personeli ndihmës Kostadinka Vuçkoviq dhe Sejnur Idriz. Dëshiroj të shpreh mirënjohje dhe respekt për të gjithë punonjësit e shëndetësisë dhe të gjithë ata që kontribuojnë në proceset e transplantimit", thuhet në deklaratën me shkrim të mjekes Biljana Kuzmanovska, koordinatore kombëtare për transplantim.
Në deklaratën e Kuzmanovskës thuhet se qëllimi i tyre është rritja e ndërgjegjësimit për dhurimin e organeve "si forma më e lartë dhe më fisnike e humanizmit e cila është e mundur vetëm falë guximit, altruizmit dhe empatisë së familjeve të donatorëve". qa/
Foto: Faqja në Fejsbuk e Ministrisë së Shëndetësisë