MPJTJ: Me fluturim nga Dubai sot janë evakuuar 150 udhëtarë, prej të cilëve 125 shtetas të Maqedonisë së Veriut, nesër fluturim nga Riadi
- - Sot me një fluturim nga Dubai u evakuuan 150 udhëtarë, nga të cilët 125 ishin shtetas të Maqedonisë, 11 shtetas të Kosovës, 7 të Serbisë, nga dy shtetas të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Shqipërisë, dhe nga një shtetas i Gjermanisë, Armenisë dhe Malit të Zi, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
Shkup, 10 mars 2026 (MIA) - Sot me një fluturim nga Dubai u evakuuan 150 udhëtarë, nga të cilët 125 ishin shtetas të Maqedonisë, 11 shtetas të Kosovës, 7 të Serbisë, nga dy shtetas të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Shqipërisë, dhe nga një shtetas i Gjermanisë, Armenisë dhe Malit të Zi, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
Aeroplani nga Dubai pritet të vijë në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup rreth orës 20:00 sipas kohës lokale.
Në Emiratet e Bashkuara Arabe mbeten rreth 200 shtetas të Maqedonisë të cilët, siç thonë nga MPJTJ, fillimisht ishin paraqitur për evakuim, por sipas deklaratave të tyre në këtë moment nuk shprehin gatishmëri që ta realizojnë.
Për evakuimin nga Riadi, i cili është planifikuar për nesër, deri më tani janë paraqitur 153 udhëtarë të cilët do të fluturojnë nga Riyadh – King Khaled International Airport. Prej tyre, 96 nga Katari, 33 nga Kuvajti, 15 nga Bahrejni dhe 9 nga Arabia Saudite.
“Duke pasur parasysh që vendi ynë nuk ka lidhur marrëveshje për komunikacion ajror me Mbretërinë e Arabisë Saudite, është planifikuar që aeroplani të ulet në aeroportin e Prishtinës, pas çka do të organizohet transporti i udhëtarëve për në Shkup”, njoftoi MPJTJ.
Siç theksojnë, i gjithë organizimi i fluturimeve, përfshirë edhe të gjitha shpenzimet, është mbuluar nga ana e Qeverisë përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
Ministri i Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, dje në një konferencë për media informoi se vijon procesi i koordinuar i evakuimit të qytetarëve të Maqedonisë nga disa vende të Lindjes së Mesme, i cili, sipas tij, pritet të përfundojë deri në fund të kësaj jave.
"Që nga momenti i parë i përshkallëzimit të krizës së sigurisë në Lindjen e Mesme, Qeveria dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme vendosën mekanizëm të vazhdueshëm krizash. Përmes formimit të një stafi krize dhe përfaqësive diplomatike-konzullore, ishim në komunikim 24-orësh me qytetarët e Maqedonisë që ndodheshin në zonat e prekura, me një qëllim të qartë – evakuimin e tyre të sigurt, në kohë dhe të organizuar", tha Mucunski. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s