MPJdheTJ: Deri më tani janë realizuar katër fluturime për evakuim të qytetarëve nga Lindja e Afërt, janë transportuar gjithsej 458 pasagjerë
- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informoi se deri më tani janë realizuar katër fluturime të organizuara për evakuimin e qytetarëve nga rajoni i Lindjes së Afërt, me të cilat janë transportuar gjithsej 458 pasagjerë.
Shkup, 12 mars 2026 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informoi se deri më tani janë realizuar katër fluturime të organizuara për evakuimin e qytetarëve nga rajoni i Lindjes së Afërt, me të cilat janë transportuar gjithsej 458 pasagjerë.
Siç theksohet në kumtesën, 380 prej tyre janë shtetas të RMV-së, ndërsa 78 janë shtetas të huaj.
Gjithsej sipas vendeve, midis shtetasve të huaj të evakuuar ka: 14 nga Bosnja e Hercegovina, 13 nga Kosova, 13 nga Shqipëria, tetë nga Serbia, gjashtë nga Mali i Zi, tre nga Greqia, dy nga SHBA-ja, nga një shtetas nga Ukraina, Gjermania, Armenia dhe Indonezia, si dhe katër persona me pasaportë holandeze të BE-së.
MPJdheTJ, shtohet në kumtesën, përmes përfaqësivetë saj diplomatike-konsullore dhe linjës telefonike edhe më tej mbetet në dispozicion të qytetarëve RMV-së në rajonet e krizës. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s