• сабота, 16 мај 2026

MPJdhe TJ ka dërguar demarsh me gojë deri te ambasadori bullgar Radukov për shkak të termit "maqedono-verior"

MPJdhe TJ ka dërguar demarsh me gojë deri te ambasadori bullgar Radukov për shkak të termit

Shkup, 12 maj 2026 (MIA) - Ambasadorit bullgar Zheljazko Radukov sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i është dërguar një demarsh me gojë për shkak të përdorimit të termit "maqedono-verior", konfirmoi për MIA-n Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

"Sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, u thirr ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Zheljazko Radukov, thuhet në informacionin e Ministrisë.

Në takim, theksojnë nga atje, iu dërgua një demarsh me gojë në lidhje me adresimin e papërshtatshëm nga ana e ministres së Punëve të Jashtme e Republikës së Bullgarisë, Vesislava Petrova Çamova, e cila në deklaratën e djeshme të saj gjatë Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian përdori një mbiemër të papërshtatshëm dhe të pasaktë të nxjerrë nga emri i vendit tonë, duke përdorur shprehjen "partnerë maqedono-verior".

Ministri, Timço Mucunski dje mohoi se ka pasur një takim dypalësh me ministren e sapoemëruar të Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Vesislava Petrova Çamova, duke shpjeguar se ishte një shkëmbim i shkurtër fjalësh në margjinat e një eventi. Ai gjithashtu reagoi ndaj përdorimit të termit "maqedono-verior" në deklaratën e ministres bullgare, duke e përshkruar atë si të pasaktë dhe të papërshtatshme. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан