• понеделник, 15 декември 2025

MPB sekuestron mallra të brenduara dhe vegla të ndryshme dore pa dokumentacion, arrestohen dy persona

MPB sekuestron mallra të brenduara dhe vegla të ndryshme dore pa dokumentacion, arrestohen dy persona

Kumamovë, 15 dhjetor 2025 (MIA) - Nëpunës policorë nga Njësiti Mobil për Masa Kompensuese pranë DÇKM, dje në autostradën Tabanoc–Kumanovë, në dy ngjarje të ndara i privuan nga liria B.I. (38) nga Kumanova dhe B.S. (41) nga Shkupi. Nëpunësit policorë së pari ndaluan një automjet pasagjerësh “Golf” me targa të Kumanovës, të drejtuar nga B.I., ndërsa gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 272 copë mallra të ndryshme të brenduara, pa dokumentacion. Mallrat janë sekuestruar, ndërsa personi është privuar nga liria.
 
MPB njofton se në ngjarjen e dytë, nëpunësit policorë ndaluan një automjet pasagjerësh “Mercedes” me targa të Shkupit, të drejtuar nga B.S. dhe gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 174 copë vegla të ndryshme dore elektrike e baterie, pa dokumentacion. Automjeti dhe veglat janë sekuestruar, ndërsa personi është privuar nga liria.
 
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzime përkatëse. mb/

Foto: MPB

Остани поврзан