MPB: Një punëtor i vdekur dhe tre të lënduar në fatkeqësinë në një vend ndërtimi në Shkup, po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit
- Ministria e Punëve të Brendshme edhe zyrtarisht konfirmoi se një punëtor ka ndërruar jetë, ndërsa tre të tjerë janë lënduar në fatkeqësinë që ndodhi sot në mëngjes në një fushë ndërtimi në komunës Kisella Vodë. Nga MPB thonë se po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit.
Shkup, 24 prill 2026 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme edhe zyrtarisht konfirmoi se një punëtor ka ndërruar jetë, ndërsa tre të tjerë janë lënduar në fatkeqësinë që ndodhi sot në mëngjes në një fushë ndërtimi në komunës Kisella Vodë. Nga MPB thonë se po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit.

Në SPB Shkup sot në orën 08:17 ka pasur paraqitje se në vendin e ndërtimit në rrugën "Kozjak" në Shkup, gjatë gërmimit të themeleve, janë ngujuar nga dheu tre punëtorë. Prej tyre, dy janë nxjerrë dhe me auto-ambulancë të Ndihmës së shpejtë mjekësore janë dërguar në Kompleksin e klinikave 'Nëna Terezë', përderisa një punëtor është gjetur i vdekur, ndërkaq vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Ndihma e shpejtë mjekësore", kumtoi MPB.
Mjeku Dragan Panov, shef i ndërrimit në Ndihmën e shpejtë mjekësore - Shkup, paraprakisht për MIA-n deklaroi se gjatë fatkeqësisë jetën e humbi një punëtor i ndërtimtarisë dhe tre të tjerë janë lënduar.
"Intervenuam me katër auto-ambulanca", tha mjeku Panov.

Qendra urgjente pranë Kompleksit të klinikave "Nëna Terezë", ku u dërguan tre punëtorët e lënduar të ndërtimtarisë, informoi se dy nga punëtorët, janl me lëndime më të lehta trupore dhe kontuzione, ndërsa njëri është me fraktura.
"Lidhur me fatkeqësinë në vend ndërtimin në Kisella Vodë, informuam se në Qendrën urgjente janë dërguar tre punëtorë të lënduar të ndërtimtarisë. Dy nga punëtorët janë me lëndime më të lehta dhe kontuzione, në rrjedhë janë procedurat diagnostike. Tek njëri prej tyre menjëherë është sanuar lëndimi i bërrylit. ndërsa pacienti i tretë është me fraktura në të dy pjesët nën gjunj dhe një mbi gju. Po ndiqet gjendja shëdnetësore e të lënduarve dhe vazhdon trajtimi i tyre mjekësor", thuhet në kumtesën nga Qendra urgjente. ab/
Fotо: МIА, МIА arkivi