• сабота, 16 мај 2026

MPB: Janë privuar nga liria 11 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, prej tyre nëntë kanë drejtuar pa patentë shoferi

MPB: Janë privuar nga liria 11 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, prej tyre nëntë kanë drejtuar pa patentë shoferi

Shkup, 24 prill 2026 (MIA) - Njëmbëdhjetë shoferë janë privuar nga liria për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, nga të cilët nëntë për shkak se kanë drejtuar automjete pa patentë shoferi, një ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, ndërsa një tjetër ka drejtuar automjetin edhe pse ka pasur masë aktive ndalimi për drejtim, kumtuan nga MPB-ja. 

"Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 11shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, nga të cilët nëntë për shkak se kanë drejtuar automjete pa patentë shoferi (tre në Shkup, nga dy shoferë në Tetovë dhe në Strugë, si dhe nga një në Prilep dhe në Kumanovë). Një shofer në Prilep ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, ndërsa një tjetër në Shkup ka drejtuar automjetin edhe pse ka pasur masë aktive ndalimi për drejtim. Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse", informojnë nga MPB-ja. 

Në kumtesën, apelohet deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të mos drejtojnë automjete pa e dhënë provimin për patentë shoferi, ose nëse kanë masë ndalimi për drejtim ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, si dhe të kontribuojmë së bashku për siguri më të madhe në komunikacion. ls/

Foto: Fejsbuk i MPB-së
 
 

 

 

Остани поврзан