• среда, 07 мај 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

MPB: Arrestohen tre grabitës në Shkup

MPB: Arrestohen tre grabitës në Shkup

Shkup, 17 prill 2025 (MIA) - Policia e Shkupit mbrëmë ka privuar nga liria tre persona të cilët dyshojnë se me kërcënim u kanë marrë para të miturve. 

"Më 16 prill 2025 rreth orës 23:30 në zonën e Bit Pazarit në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria S.A.(19) nga f.Kondovë, rrethi i Shkupit, M.I. (22) dhe R.F. (20), të dy nga Shkupi. Ata dyshohen se rreth orës 22:25, në një vendndalim autobusësh në zonën e Bit Pazarit duke u kërcënuar u kanë marrë para pesë të miturve nga f.Kuçevishtë i Shkupit, ndërsa kur e kanë lëshuar vendin e ngjarjes kanë hasur në dy të mitur të tjerë nga fshatrat Idrizovë dhe Trubarevë të Shkupit", informojnë sot nga MPB.

Nga aty shtojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, në bashkërendim me prokurorin publik, kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse me procedurë të shpejtë. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан