• понеделник, 24 јуни 2024

Moti i lig në Shkup shkaktoi ndërprerje të rrymës në Kuvend, u pauzua mbledhja kuvendore për zgjedhje të qeverisë së re

Moti i lig në Shkup shkaktoi ndërprerje të rrymës në Kuvend, u pauzua mbledhja kuvendore për zgjedhje të qeverisë së re

Shkup, 23 qershor 2024 (MIA) - Deputetët sot pasdite e vazhduan debatin për qeverinë e re, e cila duhet të zgjedhet më ë voni deri në mesnatë, por mbledhja u ndërpre për shkak të ndaljes së energjisë elektrike, për shkak të motit të lig në Shkup. Nga Kuvendi thonë se mbledhja do të vazhdojë pasi të tejkalohen problemet teknike të shkaktuara nga moti i lig.

Disa pjesë të SHkupit sot u kapluan nga moti i lig, i shoqëruar me reshje të shiut dhe bubullima. Paraprakisht moti i lig e kaploi edhe Tetovën me rrethinë.

Deputetët nga opozota në debat e kritikuan zgjedhjen e kandidatëve për ministra, përderisa deputetët nga VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM i mbrojtën politikat e parapara në programin e qeverisë së re, por gjithashtu edhe i kritikuan politikat e qeverisë së kaluar të LSDM-së.

Nga foltorja e Kuvendit, deputetja Dafina Stojanovska nga VMRO-DPMNE e porositi kryeministrin dhe ministrat e rinj të mos harrojnë premtimet e programit qeveritar, por edhe të deputetëve. Tha se për të gjithë minisstrat ka mendim se janë të nderhsëm dhe njerëz të cilët i përmbuhsin kriteret në planin profesional. Tani mbetet të sshihet si do të punojnë si menaxhues", tha Stojanovska, duke shtuar se nuk ka kohë për gabime.

Sipas saj, populli ia dha besimin VMRO-DPMNE-së dhe e ndëshkoi, siç tha, puhstetin e azdisur të BDI-së dhe LSDM-së.

Jovanka Trençevska nga LSDM, ndërkaq mendon se nuk ka fillim të ri me, siç tha, kuadro të vjetra, të korruptuara.

Replikuan Vesna Bednevska nga ZNAM dhe Ivanka Vasilevska nga VMRO-DPMNE, duke i kritikuar politikat dhe veprimet paraprake të Trençevskës, si ish-ministre e Punës, kur janë në pyetje gratë dhe çështjet gjinore.

Mbledhja për zgjedhje të Qeverisë së re duhet të përfundojë deri në mesnatë. Prej rreth 60 folësve, sipas informatave nga Kuvendi, për fjalë kanë mbetur rreth shtatë deputetë.

Foto: МIА/VMRO-DPMNE

 

 

 

Остани поврзан