Mot sot me diell me vranësira të lehta deri mesatare
- Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri mesatare. Pasdite do të ketë zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme me reshje shiu të rrëmbyeshme dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, në pjesët lindore nga jugperëndimi, ndërsa në pjesët perëndimore nga drejtim i ndryshueshëm.
Shkup, 29 prill 2026 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri mesatare. Pasdite do të ketë zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme me reshje shiu të rrëmbyeshme dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, në pjesët lindore nga jugperëndimi, ndërsa në pjesët perëndimore nga drejtim i ndryshueshëm.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga tre deri në nëntë gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 20 deri në 25 gradë.
Në Shkup, mot me diell me vranësira të lehta deri mesatare dhe kushte për reshje të lehta lokale shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të ulet deri në 7 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 24 gradë.
Nesër, nën ndikimin e një mase ajrore të lagësht dhe më të ftohtë, moti do të jetë me vranësira me reshje shiu që në disa vende do të jenë më të dendura (15 deri në 20 l/m²). Për shkak të depërtimit të ajrit më të ftohtë nga veriu, reshjet e shiut në male do të kalojnë në borë.
Nga e premtja deri në fund të javës do të mbetet mot me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm, me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e fortë deri më e fortë nga drejtimi verior, e cila herë pas here do të kalojë shpejtësinë 60 km/h. Temperatura do të jetë në rënie, ndërsa ajo e mëngjesit në disa vende do të zbresë edhe nën zero. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s