• сабота, 16 мај 2026

Mot me vranësira të ndryshueshme dhe më freskët, me temperatura deri në 16 gradë

Mot me vranësira të ndryshueshme dhe më freskët, me temperatura deri në 16 gradë

Shkup, 1 maj 2026 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më freskët me periudha me diell. Në pjesët jugore do të ketë kushte për shi të përkohshëm lokal. Do të fryjë erë mesatare, në disa vende përkohësisht erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri në 6 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 9 deri në 16 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare, në disa pjesë të luginës erë e përkohshme e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie në 2, ndërsa maksimalja do të arrijë 15 gradë.

Sipas DPHM-së, deri të dielën do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe më freskët me reshje të përkohshme lokale të shiut me intensitet të lehtë deri në mesatar. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior, mbi 60 kilometra në orë, ndërsa temperatura e mëngjesit në disa vende do të bie nën zero gradë. Nga e hëna vijon stabilizimi i motit dhe rritja e temperaturës së ditës. sa/

Foto: MIA arkivi

Остани поврзан