Mot me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima
- Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima. Në disa vende do të ketë procese më intensive me shi të rrëmbyeshëm më të bollshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 7 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 18 deri në 23 gradë Celsius.
Shkup, 9 maj 2026 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima. Në disa vende do të ketë procese më intensive me shi të rrëmbyeshëm më të bollshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 7 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 18 deri në 23 gradë Celsius.
Në Shkup do të jetë moti me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore. Temperatura minimale do të bjerë në 12, ndërsa maksimale do të arrijë 21 gradë.
Sipas paralajmërimeve nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), vijon një periudhë e motit me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Në disa vende moti do të jetë me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Të hënën dhe të martën do të fryjë erë e fortë deri e përforcuar, e cila në disa vende në pjesët perëndimore do të kalojë shpejtësinë prej 60 kilometra në orë. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s