• сабота, 16 мај 2026

Mot me vranësira me reshje të shiut, në male të borës

Mot me vranësira me reshje të shiut, në male të borës

Shkup, 30 prill 2026 (MIA) – Moti sot do të jetë i vranët me reshje të shiut të cilat në disa vende do të jenë më të dendura me sasi të shiut të rënë prej 15 deri 20 litra në metër katror. Për shkak të depërtimit të masës më të ftohtë të ajrit nga veriu reshjet e shiut në male do të kalojnë në reshje të borës. Do të fryjë erë mesatare, deri e përforcuar nga drejtimi verior, e cila përkohësisht do të kalojë shpejtësinë prej 60 kilometra në orë. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 5 deri 10, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 10 deri 18 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë mesatare, deri e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 13 gradë. 

Sipas paralajmërimeve nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), prej nesër e deri në fund të javës moti do të jetë i ndryshueshëm dhe i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë mesatare, deri e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura do të bie, ndërsa ajo e mëngjesit në disa vende do të bie edhe nën zero. Nga e hëna vijon stabilizim i motit dhe rritje e temperaturës ditore. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан