• сабота, 21 февруари 2026

Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të herëpashershme shiu

Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të herëpashershme shiu

Shkup, 12 shkurt 2026 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale të shiut në orët e mëngjesit dhe me periudha të shkurtra me diell gjatë ditës. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës do të ketë përsëri reshje lokale shiu, ndërsa në malet më të larta shi dhe borë. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 2 deri në 6 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 9 deri në 14 gradë.

Në Shkup, mot i ngjashëm me reshje të herëpashershme shiu, veçanërisht në orët e mëngjesit dhe nga fundi i ditës. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të bjerë në 5, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 12 gradë.

Periudha e motit me vranësira të ndryshueshme me reshje të herëpashershme shiu, të cilat lokalisht do të jenë më intensive, do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Në malet më të larta, reshjet do të jenë të borë. Për shkak të depërtimit të ajrit më të ftohtë dhe erës së fortë veriore, nga fillimi i javës së ardhshme, reshjet do të shndërrohen në reshje bore në disa nga vendet më të larta. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан