Mot me vranësira dhe kushte për mjegull të mëngjesit
- Në vend sot do të mbisundojë mot kryesisht me vranësira. Në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët kryesisht nga drejtimi jugor.
Shkup, 2 mars 2026 (MIA) - Në vend sot do të mbisundojë mot kryesisht me vranësira. Në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët kryesisht nga drejtimi jugor.
Temperaturat minimale do të jenë në interval prej minus 4 deri 2, ndërsa ato maksimale do të arrijnë prej 12 deri 17 gradë.
Në Shkup moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe i qetë. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për mjegull të mëngjesit. Temperatura minimale do të ulet deri 0, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 16 gradë Celsius.
"Nën ndikimin e fushës së presionit të lartë ajror, vijon periudhë e motit stabil dhe të thatë, përveç të enjten kur do të ketë kushte për shi të dobët lokal. Të enjten dhe të premten do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fuqishme veriperëndimore, e cila do të jetë më e shprehur përgjatë lumit Vardar, kumtoi DPHM-ja. bsh/
Foto: MIA arkiv