• петок, 15 мај 2026

Mot me diell dhe me erë, pasdite me mundësi për shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Mot me diell dhe me erë, pasdite me mundësi për shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Shkup, 12 maj 2026 (MIA) – Temperaturë më e ngrohtë sot në mëngjes ishte matur në Shkup, Ohër, Pretor, Kumanovë, Kavadar dhe Gjevgjeli me 12 gradë, përderisa temperaturë më e ulët prej 6 gradë është regjistruar në Berovë, informojnë nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike. 

Moti sot paradite do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare, ndërsa pasdite do të ketë kushte për paqëndrueshmëri lokale të shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fuqishme. 

Sipas parashikimit do të fryjë erë e fuqishme nga drejtimi perëndimor, e cila në disa vende do të arrijë shpejtësinë edhe mbi 80 kilometra në orë. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje lokale të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fuqishme. Temperatura maksimale do të lëvizë në interval prej 24 deri 32 gradë. 

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha të diellit, ndërsa në orët e pasdites me kushte për paraqitje lokale të të reshurave afatshkurtra të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. maksimale do të arrijë deri 28 gradë Celsius. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан