• сабота, 07 март 2026

Mot me diell dhe i ngrohtë me temperatura deri 18 gradë

Mot me diell dhe i ngrohtë me temperatura deri 18 gradë

Shkup, 7 mars 2026 (MIA) – Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor dhe juglindor. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -2 deri 5, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 12 deri 18 gradë. 

Në Shkup, mot kryesisht me diell me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të bie deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 18 gradë. 

Nesër dhe të hënën paradite do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe pak më i freskët me reshje të dobëta lokale të shiut. Nga e marta vijon periudhë e motit të qëndrueshëm me kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit në lugina. Temperaturat e ditës do të shënojnë rritje. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан