• петок, 17 април 2026

Fillon llogaritja verore e kohës

Fillon llogaritja verore e kohës

Shkup, 28 mars 2026 (MIA) - Llogaritja verore e kohës fillon sonte në orën 02:00 pas mesnate, kur akrepat e orës do të zhvendosen një orë përpara dhe në vend se 02:00, ora do të jetë 03:00.

Kjo do të thotë se do të bëjmë gjumë një orë më pak, por do të ketë ditë më të gjata dhe më shumë dritë dite gjatë pasdites.

Ndryshimi i kohës tek ne, si dhe në disa vende evropiane, bëhet dy herë në vit, dhe atë fundjavën e fundit të marsit kur fillon llogaritja verore e kohës dhe fundjavën e fundit të tetorit kur fillon llogaritja dimërore e kohës.

Këtë vit, llogaritja verore e kohës do të zgjasë deri më 25 tetor në orën 3 pas mesnate.

Vendimi për vendosjen e llogaritjes verore të kohës është në pajtim me Ligjin për llogaritjen e kohës ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 17/96 dhe 16/97) dhe në pajtim me direktivat evropiane.

Përveç tek ne, shumica e vendeve evropiane do të aplikojnë gjithashtu orën e verës, përveç Rusisë, Turqisë, Bjellorusisë dhe Islandës. Ndryshimet sezonale të kohës, përveç Evropës, aplikohen edhe në shumicën e vendeve në Amerikën e Veriut dhe Qendrore, si dhe në disa vende të tjera anembanë botës. Më 4 mars 2019, Parlamenti Evropian votoi për të hequr ndryshimet sezonale të kohës nga viti 2021. Megjithatë, Këshilli i BE-së ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, kështu që nuk është plotësisht e sigurt se kur do të jetë ndryshimi i fundit i orës. Ora nuk ndryshon në Japoni, Kinë, Korenë e Jugut, as në vendet në kontinentin afrikan. sa/

Foto: MIA

Остани поврзан