• петок, 17 април 2026

Mickoski do të mbajë fjalim në ngjarjen "Youth Vision 2030: Western Balkans, Stability & AI in Education"

Mickoski do të mbajë fjalim në ngjarjen

Shkup, 28 mars 2026 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot do të mbajë fjalim në ngjarjen që nën moton "Youth Vision 2030: Western Balkans, Stability & AI in Education" po mbahet në Shkup.

Më shumë se 70 udhëheqës të rinj nga partitë simotra të Partisë Popullore Evropiane (PPE) nga gjithë Evropa në ditët në vijim do të diskutojnë për rolin e teknologjisë, stabilitetit dhe politikave rinore në të ardhmen e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ngjarja mbahet në organizim të Unionit të Forcave Rinore të VMRO-DPMNE-së, Organizatës Studentore të Partisë Popullore Evropiane (PPE) dhe Fondacionit "Konrad Adenauer".

"Bëhet fjalë për ngjarjen më të rëndësishme në agjendën vjetore të European Democrat Students (EDS),që përfaqëson një konfirmim të fortë për besimin që Evropa e ka në punën tonë", thonë nga Qeveria. sa/

Foto: MIA arkivi

 

Остани поврзан