Mot i ndryshueshëm me vranësira me shi lokal dhe erë të fuqishme veriore
- – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, paradite do të ketë reshje lokale të shiut. Në fund të ditës vranësirat do të rriten. Do të fryjë erë mesatare, kohë pas kohe e fuqishme nga drejtimi verior, në disa vende mbi 60 kilometra në orë, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Shkup, 3 maj 2026 (MIA) – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, paradite do të ketë reshje lokale të shiut. Në fund të ditës vranësirat do të rriten. Do të fryjë erë mesatare, kohë pas kohe e fuqishme nga drejtimi verior, në disa vende mbi 60 kilometra në orë, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperatura minimale do të lëvizë prej 0 deri në 5 gradë, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë ndërmjet 13 dhe 20 gradë.
Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira, paradite do të ketë shi të dobët lokal. Gjatë ditës vranësirat do të ulen. Do të fryjë erë mesatare, në disa pjesë të luginave erë përkohësisht e fuqishme nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 19 gradë.
Sipas DPHM-së, të hënën në mëngjes moti do të jetë i kthjellët dhe më i ftohtë, me temperatura të mëngjesit të cilat në disa vende do të bien nën zero. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Nga e marta do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i ngrohtë me periudha dielli dhe me erë mesatare nga drejtimi jugor. Në fund të javës përsëri priten reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s