Mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut
- – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut. Do të fryjë erë mesatare, kohë pas kohe e fuqishme nga drejtimi verior e cila në disa vende në pjesët perëndimore do të tejkalojë shpejtësinë prej 50 km/h. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -2 deri 4, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 13 deri 20 gradë.
Shkup, 2 maj 2026 (MIA) – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut. Do të fryjë erë mesatare, kohë pas kohe e fuqishme nga drejtimi verior e cila në disa vende në pjesët perëndimore do të tejkalojë shpejtësinë prej 50 km/h. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -2 deri 4, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 13 deri 20 gradë.
Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli dhe kushte për reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë mesatare, në disa pjesë të luginave erë e kohëpaskohshme e fuqishme nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 19 gradë.
Nesër moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli dhe kushte për reshje të kohëpaskohshme të dobëta të shiut në pjesët jugperëndimore. Nga e hëna vijon periudhë e motit të qëndrueshëm dhe më të ngrohtë me rritje të temperaturës së ditës. Të dielën dhe të hënën do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior. Nga e marta do të fryjë erë e lehtë deri mesatare jugore. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s