• сабота, 16 мај 2026

Mot i ndryshueshëm me shi, stuhi dhe valë e të ftohtit

Mot i ndryshueshëm me shi, stuhi dhe valë e të ftohtit

Shkup, 27 prill 2026 (MIA) - Deri në fund të javës në vend do të ketë mot me vranësira të ndryshueshme, shoqëruar me shira të përkohshëm lokal, njofton DPHM.

Sipas paralajmërimeve, nesër dhe të mërkurën priten vranësira të paqëndrueshme me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Të enjten do të ketë shira më të dendur, ku për shkak të depërtimit të ajrit më të ftohtë nga veriu nëpër male do të ketë kushte që reshjet e shiut të kalojnë në borë. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior, ndërsa temperaturat do të bien ndjeshëm.

Të premten dhe gjatë fundjavës do të mbajë mot më i freskët, ndërsa temperaturat e mëngjesit do të bien nën zero gradë Celsius.

Foto: arkivi i MIA-s

 

Тагови

Остани поврзан