• сабота, 16 мај 2026

Mot i ndryshueshëm me periudha me diell, vijon mot stabil dhe më i ngrohtë

Mot i ndryshueshëm me periudha me diell, vijon mot stabil dhe më i ngrohtë

Shkup, 23 prill 2026 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Në pjesët lindore të vendit do të ketë kushte për reshje lokale të lehta shiu. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi verior, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 0 deri në 8 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 18 gradë.

Në Shkup do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bjerë në 4, ndërsa maksimale do të arrijë në 18 gradë.

Sipas parashikimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, vijon një periudhë moti stabil dhe më të ngrohtë me rritje të temperaturës ditore.

"Mëngjesi do të jetë më i freskët, ndërsa të premten temperatura e mëngjesit pritet të bjerë nën zero gradë, njoftoi DPHM. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан