• петок, 20 февруари 2026

Modi: India dhe BE-ja arritën marrëveshje historike për tregti të lirë

Modi: India dhe BE-ja arritën marrëveshje historike për tregti të lirë

Nju-Delhi, 27 janar 2026 (MIA) - India dhe Bashkimi Evropian kanë arritur marrëveshje "të rëndësishme" për tregi të lirë, që konsiderohet si më e madhja deri më tani, deklaroi kryeministri indian Narendra Modi.

Në fjalimin e tij në Javën e energjisë në Indi, Modi sot e quajti marrëveshjen "nëna e të gjitha marrëveshjeve", transmton CNBS.

Ai tha se marrëveshja, që i plotëson marrëveshjet ekzistuese të Indisë me Britaninë e Madhe dhe Asociacionin Evropian për Tregti të Lirë, do të jetë i dobishëm për sektorët kyç të ekonomisë indiane.

Sipas CNBS, marrëveshja do të krijojë treg prej dy miliardë njerëzve në kohën kur lidhjet tregtare testohen për shkak të tensioneve të rritura gjeopolitike.

Pritet që Modi dhe kryetarja e BE-së, Ursula fon der Lajen të japin deklaratë të përbashkët në samitin Indi-BE në Nju-Delhi më vonë gjatë ditës, duke zbuluar detaje nga marrëveshja që është përgatitur rreth dy dekada. mb/

Foto: EPA

Остани поврзан