Mickoski djhe Azeski e përkrahin bojkotin në markete, vlerësojnë se dialogu është dalje e vetme nga kjo situatë
- Kryeministri Hristijan Mickoski dhe kryteari i Odës Ekonomike, Branko Azeski e përkrahin bojkotin e sotëm ndaj zinxhirëve të mëdhenj të marketeve dhe vlerësojnë se mënyra e vetme e zgjidhjes së problemit me çmimet e larta, është dialogu mes prodhuesve dhe shitësve.
Shkup, 31 janar 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski dhe kryteari i Odës Ekonomike, Branko Azeski e përkrahin bojkotin e sotëm ndaj zinxhirëve të mëdhenj të marketeve dhe vlerësojnë se mënyra e vetme e zgjidhjes së problemit me çmimet e larta, është dialogu mes prodhuesve dhe shitësve.
"Do të mbështes çdo gjë që ka bazë reale dhe bazë reale për të reaguar ka këtu. Megjithatë, si kryetar i Odës, ku anëtarësojnë edhe zinxhirët e marketeve, do të insistoj që zgjidhja të gjendet me dialog. Maqedonia është shoqëri aq e ndarë sa nuk ka nevojë për ndarje të reja, i nevojitet dialog për zgjidhjen e problemeve vjetra. Si mbrojtës i kompanive, dialogu është mënyra për të dalë nga kjo situatë, problemi mes prodhuesve dhe shitësve nuk është i ri, por i kahmotshëm dhe mund të zgjidhet vetëm me bisedë. Në vendin tonë një dialog i tillë zhvillohet vazhdimisht, ne përpiqemi të parandalojmë çdo përmbysje mes tyre që të mos cenojë standardin e jetesës së qytetarëve. Këto forma dhe metoda të reja të aktiviteteve të tilla përmes rrjeteve sociale do të bëhen përditshmëri dhe ne duhet t'i respektojmë dhe mbështesim, por duhet të jetë edhe shenjë e një bisede serioze që do të çojë në zgjidhje. Ne do të sillemi në mënyrën më të përgjegjshme dhe së bashku me Qeverinë do të kërkojmë zgjidhje për këtë dhe normalisht, edhe me palët tjera”, tha Azeski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas promovimit të Institutit për eksport në Odë.
Edhe kryeministri Mickoski tha se dialogu duhet të ketë për t'u gjetur zgjidhje. Ai përsëriti se ka mirëkuptim të plotë për organizimin e bojkotit në markete, si dhe se disa operatorë ekonomikë e keqpërdorin pozitën e tyre në treg.
"E kemi dhënë një mundësi për dialog dhe do të japim edhe në të ardhmen. Duhet të ketë dialog për të gjetur një zgjidhje. Është një vegël që ne e përdorim dhe do ta përdorim dhe këtu nuk ka kurrfarë dilemë. Por, në të njëjtën kohë, vetëm dje, konstatova edhe fusha tjera që ndikojnë negativisht në standardin e jetesës së qytetarëve. Më duhet të pranoj se ka disa operatorë ekonomikë që keqpërdporin pozicionin e tyre në treg. Për mua, në radhë të parë si qytetar, është e palogjikshme që të njëjtat produkte në tregjet tona të kenë çmime të njëjta ose më të larta se tregjet në fqinjësi, ose të njëjtat ilaçe të jenë dy deri tre herë më të shtrenjta, ose të teknikës së bardhë, nuk mund tek ne të jetë deri 50 për qind më shtrenjtë. Si njeri është e logjikshme të shpreh mirëkuptim për veprimet e qytetarëve, por edhe si kryeministër. Unë nuk mund të ulem anash dhe thjesht të shikoj", tha Mickoski.
Sipas tij, Qeveria mundet së bashku me biznesin të definojë prioritete dhe këtë e bën.
"Atë që e kërkon biznesi nga ne, përpiqemi ta realizojmë, atë që është e arsyeshme, e ajo që nuk është, e negociojmë. Këtu janë detyrimet parafiskale, gijotina rregullatore, ulja e detyrimeve doganore për disa artikuj, ne japim kredinë më të lirë në Evropë për firmat tona, bëjmë reforma, në bujqësi kemi shlyer të gjitha borxhet që kemi trashëguar, kemi ndarë rrogat, që u vonuan me muaj në ndërmarrjet publike,... ., punojmë që të ketë një frymë të mirë investimi, të mos ketë presione, shantazhe e kërcënime politike, reketime, politika të paparashikuara tatimore,... Kjo është ajo që ne e bëjmë këto tetë muaj, çdo gjë tjetër është rrugë e dyanshme, biznesi do të ketë nevojë edhe për konsumatorët edhe për Qeverinë, le të veprojmë të gjithë së bashku. Siç ka pasur dialog dhe takime gjatë tetë muajve të fundit, nuk ka pasur më parë. Deri në këtë moment, si Qeveri, besoj se kemi konsoliduar situatën në vend dhe kemi bërë hapa që konsiderojmë se janë në drejtim të përmirësimit të kushteve për të bërë biznes dhe mendoj se ia kemi dalë pjesërisht, por do të duhet më shumë kohë, për tetë muaj mrekullitë nuk janë të mundura", theksoi Mickoski.
Azeski në këtë kontekst porositi se e prmtuara duhet të realizohet.
"Prioritetet duhet të mbështeten financiarisht nga Buxheti, jo të premtohen, duhet të vendosen realisht për të pasur një rezultat konkret. Ne kemi sisteme të ndërtuara, na duhet vetëm për korrigjim. Jemi të bindur që qeveria dhe të gjithë aktorët po bëjnë maksimumin, por unë personalisht nuk jam i kënaqur me performancën publike, nuk ka grupacione serioze në vend që do të bëjnë korrigjime të propozimeve dhe politikave, nuk e shoh komunitetin akademik. ASHAM-in, sektorin joqeveritar, ... Nëse të gjithë e përforcojnë prezencën e tyre, atëherë edhe Qeveria do të ketë trajtim tjetër, do të dijë ku t'i oriantojë prioritetet e saj", tha Azeski.
Pas thirrjeve në rrjetet sociale, qytetarët pritet që sot të mos tregtojnë në marketet për shkak të çmimeve të larta të produkteve ushqimore. Iniciativa, e cila fillimisht ndodhi në Kroaci, e veprime të ngjashme janë paralajmëruar edhe në Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Slloveni, ka marrë mbështetje nga opinioni më i gjerë, si dhe nga partitë në pushtet dhe opozitë, ndërsa institucionet kompetente kanë njoftuar kontrolle rigoroze në markete dhe objekte komerciale dhe reagim urgjent në terren. bsh/
Foto: MIA