• понеделник, 15 декември 2025

Mjegull në akset rrugore Negotinë-Gradsko dhe Negotinë-Demir Kapi

Mjegull në akset rrugore Negotinë-Gradsko dhe Negotinë-Demir Kapi

Shkup, 15 dhjetor 2025 (MIA) - Për shkak të mjegullës në mëngjes dukshmëri të zvogëluar prej 50 deri në 100 metra ka në akset rrugore Negotinë-Gradsko dhe Negotinë-Demir Kapi.

Në rrugët tjera shtetërore, komunikacioni zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë kryesisht të thata, ndërsa në disa akse rrugore të cilat kalojnë nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve janë të mundshme rrëshqitje të vogla të dheut.

 "Rrugët e Maqedonisë" apelon drejtim të kujdesshëm të automjetit, respektimin e sinjalistikës së vendosur dhe përshtatjen e shpejtësisë ndaj kushteve në rrugë.

Në vendkalimet kufitare, sipas informacionit të mëngjesit të Lidhjes Auto-Moto të Maqedonisë, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga ana e Maqedonisë. sa/

Foto. MIA arkivi

Остани поврзан