• петок, 06 март 2026

Mjegull në disa drejtime rrugore, në ndërprerje trafiku i mallrave në VK Deve Bair

Mjegull në disa drejtime rrugore, në ndërprerje trafiku i mallrave në VK Deve Bair

Shkup, 6 mars 2026 (MIA) - Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerje, në rrugë kryesisht të thata. Ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës prej 50 deri në 100 metra ka në Pehçevë, Berovë, Smojmirovë dhe Katllanovë.

Në orën 00:10, trafiku i mallrave është ndërpre në anën bullgare të Vendkalimit kufitar Deve Bair për shkak të problemeve teknike me sistemin.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Foto: arkivi i MIA-s

Тагови

Остани поврзан