• понеделник, 01 јули 2024

Misheli anulon vizitën e sotme në Podgoricë

Misheli anulon vizitën e sotme në Podgoricë

Buksel, 1 korrik 2024 (MIA) - Kryetari i Këshillit Evropian Sharl Misheli e ka anuluar vizitën e paralajmëruar në Malin e Zi, ndërsa bisedimet e planifikuara do t'i mbajë me presidentin e Malit të Zi Jakob Milatoviq në Bruksel. 

 "Kemi rënë dakord që të takohemi në Bruksel të martën (2 korrik). Me rëndësi është që Mali i Zi të mbetet i fokusuar në rrugën evropiane" ka shkruar Mishel në platformën X. Burime nga Këshilli Evropian konfirmuan se Misheli e anuloi vizitën e planifikuar në Mal të Zi më 2 dhe 3 korrik "për të siguruar bisedime të suksesshme me bashkëbiseduesit kryesorë në vend, të cilët nuk duhen të jenë nën hijen e zhvillimeve të fundit”, raportoi Radio Evropa e Lirë. 

 Zëdhënësi i Këshillit Evropian theksoi se është e rëndësishme që Mali i Zi të qëndrojë në rrugën drejt BE-së, pas konferencës së rëndësishme ndërqeveritare për IBAR-in pozitiv.

Sipas agjendës së planifikuar më parë, Misheli duhej të takohej me presidentin e shtetit Jakob Milatoviq në Podgoricë më 2 korrik, ndërsa një ditë më vonë me kryeministrin Milojko Spajiq si dhe me kryetarin e Kuvendit Andrija Mandiq, duke përfshirë edhe fjalimin para deputetëve të Kuvendit.

 Nga RSE theksojnë se vizita u anulua pasi Kuvedndi i Malit të Zi më 28 qershor e miratoi Rezolutën për gjenocid në Jasenovac. qa

 

Остани поврзан