Misajllovski - Palminteri: Të përkushtuar fuqishëm për bashkëpunimin midis Maqedonisë dhe Italisë
- Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski sot është takuar me ambasadorin e sapoemëruar të Italisë, Paolo Palminteri dhe atasheun e mbrojtjes, kolonel Kristian Margeriti.
Shkup, 5 shkurt 2025 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski sot është takuar me ambasadorin e sapoemëruar të Italisë, Paolo Palminteri dhe atasheun e mbrojtjes, kolonel Kristian Margeriti.
Nga MM kumtuan se Misajllovski i shprehu mirëseardhjen ambasadorit Palminteri dhe tha se Ministria është plotësisht e përkushtuar për zhvillimin e bashkëpunimit të mbrojtjes midis Maqedonisë dhe Italisë si bashkëpunim mes dy vendeve aleate në NATO.
"Niveli i lartë i realizimit të aktiviteteve nga Plani i bashkëpunimit dypalësh për vitin e kaluar dhe puna intensive në planin e këtij viti të cilin presim ta nënshkruajmë në mars, gjatë konsultimeve bilaterale mes dy vendeve është dëshmi se kemi synime të përbashkëta se bashkëpunojmë në nivelin më të lartë dhe se jemi plotësisht të përkushtuar për përmirësimin e të gjitha fushave të mbrojtjes”, theksoi Misajllovski, thuhet në njoftimin e MM-së.
Ministri Misajllovski në kuadër të furnizimit të helikopterëve nga kompania italiane "Leonardo", ai kërkoi mbështetje për zgjidhjen e përbashkët dhe transparente të paqartësive ligjore të trashëguara në nivelin më të lartë.
"Bashkëpunimi dhjetëvjeçar mes Maqedonisë dhe Italisë është i dukshëm në disa fusha të mbrojtjes, përmes diskutimeve dhe seminareve ekspertësh në fushat e bashkëpunimit civilo-ushtarak, aviacionit ushtarak, logjistikës, policisë ushtarake, sigurisë kibernetike, transformimit të sistemit të trajnimit dhe arsimit dhe të ngjajshme. Viteve të fundit, anëtarët e dy ushtrive kanë marrë pjesë në mënyrë të përsëritur në stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë, duke zhvilluar ndërveprueshmërinë si një shtyllë kyçe të veprimit të përbashkët në forcimin e sigurisë në territorin e NATO-s", thuhet në deklaratë.
Baza e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve është Marrëveshja për bashkëpunim bilateral ushtarak e nënshkruar në Shkup në vitin 1997. qa/
Foto: MM