Misajllovski: Ushtarët tanë punojnë konform standardeve më të larta të NATO-s
- Ushtarët tanë të RMV-së punojnë konform standardeve më të larta të NATO-s, tha sot ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski në Ditën e të Ftuarve të Lartë të stërvitjes "Shkëndija 26" në poligonin e Armatës, Krivollak.
Krivollak, 27 porill 2026 (MIA) - Ushtarët tanë të RMV-së punojnë konform standardeve më të larta të NATO-s, tha sot ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski në Ditën e të Ftuarve të Lartë të stërvitjes "Shkëndija 26" në poligonin e Armatës, Krivollak.
"Është krenari të jesh ministër i një Armate të këtillë. Me të vërtetë jeni krenaria e shtetit! Këtu në poligonin e Armatës, poligoni ynë më i madh për stërvitje dhe një nga kapacitetet, për të cilën njihemi në aleancë, të gjithë ne kemi qenë dëshmitarë jo vetëm të demonstrimit të aftësive por nedhe në disiplinës, precizitetit dhe profesionalizmit të vërtetë. Kemi qenë dëshmitarë të asaj që ne si udhëheqësi e flasim vazhdimisht, e ky është fakti se ushtarët tanë punojnë në pajtim me standardet më të larta të NATO-s, duke treguar se përsosmëria e tyre nuk është shënjestër që duhet ta arrijmë, por është realitet", theksoi ai.
Me këtë rast theksoi se procesi i vlerësimit të NATO-s, i cili ka zgjat deri në prill, dëshmoi një të vërtetë të madhe, e ajo është se pjesëtarët e Grupit të Batalionit të lehtë këmbësorik dhe të gjitha njësitë e tjera që kanë shërbyer si mbështetje në kuadër të vlerësimit janë "të aftë për ralizimin e misionit", gjegjësisht të aftë për luftë.
Vlerësim, siç theks, në asnjë moment ka pasur dyshim se nuk do ta fitojnë. Ai dërgoi urim deri te të gjithë ushtarët e vendit dhe deri te të gjithë të involvuarit, për, siç shtoi, suksesin e arritur më të madh deri më tani.
Mbështetja e tyre, tha, ka mundësuar që të ketë rritje stabile në buxhetin mbrojtës dhe investime serioze në pajisje të re dhe të sofistikuar, të cilat, siç shpjegoi, arrijnë 32,5 për qind të buxhetit të Ministrisë. mb/
Foto: printskrin