• сабота, 21 февруари 2026

Misajllovski: Së shpejti konkurs për pranimin e 300 ushtarëve të rinj në Armatë

Misajllovski: Së shpejti konkurs për pranimin e 300 ushtarëve të rinj në Armatë

 Shkup, 16 shkurt 2026 (MIA) - Ministria e Mbrojtjes së shpejti do të shpallë konkurs për pranimin e 300 ushtarëve të rinj në Armatë, paralajmëroi ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski. Në në emisionin "Tema e Ditës" në televizionin Sitell, ai informoi se konkursi të shpallet pasi të merret dokumentacioni i nevojshëm nga Ministria e Financave, në mënyrë që pranimi të fillojë në afatin e pranverës.

"Kur të mbërrijnë nga financat të gjitha dokumentet e nevojshme, do t'i shpallim konkurset, shpresoj në afatin e ardhshëm të pranverës, në mënyrë që sa më shumë njerëz të mund të hyjnë, të konkurrojnë me njëri-tjetrin dhe të jenë pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes, gjegjësisht e Armatës, thotë Misajlovski. 

 Theksoi se interesi tek të rinjtë po ekzston dhe se kuadri i oficerëve dhe njësive speciale janë në një nivel të lartë trajnimi. Misajllovski shtoi se me rritjen e buxhetit të mbrojtjes do të krijohen kushte për përmirësimin e statusit dhe të ardhurave të pjesëtarëve të Armatës.

"Vitin e kaluar, që nga janari, të gjithë të punësuarit në Ministri morën një rritje prej 30 për qind të pagave të tyre. Kur të rritet buxheti i Ministrisë, sigurisht që do të shohim edhe që kuadri të paguhet më mirë, dhe këtë mund ta premtoj", tha Misajllovski. 

 Ministri, gjithashtu, paralajmëroi se së shpejti do të ketë një zgjidhje që do të mbante ushtarët që mbushin 45 vjeç, në mënyrë që ata të mund të vazhdojnë të japin kontributin e tyre në Armatë.

"Ka iniciativa, më e rëndësishmja prej të cilave është se si të mbahen të gjithë ushtarët që mbushin 45 vjet. Mendoj se së shpejti do të ketë një zgjidhje, që do t'i kënaqë të gjithë, si të mbahen të gjithë ushtarët në Armatë, në mënyrë që të mund të japin një kontribut shtesë", tha Misajllovski. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан