• сабота, 14 март 2026

Misajllovski nga Shtipi: Investime serioze në pajisje dhe armë ushtarake, do të fillojmë me një Plan të ri për furnizime për Armatën

Misajllovski nga Shtipi: Investime serioze në pajisje dhe armë ushtarake, do të fillojmë me një Plan të ri për furnizime për Armatën

Shtip, 9 mars 2026 (MIA) - Ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe qëndrojmë me aleatët tanë, tha sot ministri i Mbrojtjes Vlado Misajllovski, i cili në Shtip iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për situatën në Lindjen e Afërt dhe nëse Ushtria jonë po furnizohet me pajisje dhe armë ushtarake.

"Ne jemi një vend anëtar i NATO-s dhe ju e dini që jemi vazhdimisht me aleatët tanë dhe kemi një qëllim, dhe ai është Maqedonia e Veriut, sigurisht ushtria e Maqedonisë së Veriut dhe qytetarët. Do të bëjmë çmos që të jemi gati. Ne jemi duke blerë vazhdimisht armë të reja, për pak ditë do të shihni sulmuesit e rinj që kanë mbërritur në vend. Por, paralelisht, presim që të mbërrijë fuqi shtesë zjarri nga disa vende, jemi drejt fundit të marrëveshjes me Francën, presim mistralet, haubicat kanë mbërritur në Maqedoni. Helikopteri i parë duhet të mbërrijë. Këto janë investime vërtet serioze gjatë këtij viti, i cili mund të jetë më i vështiri për Ministrinë e Mbrojtjes për të paguar të gjitha këto gjëra",deklaroi Misajlovski.

Ministri i Mbrojtjes, Misajllovski, tha se në të ardhmen do të ketë investime serioze dhe në 10 vitet e ardhshme do të ndahen shumë mjete për mbrojtjen. Ai shtoi se do të fillojnë edhe me një Plan të ri, cka është më e rëndësishme për t’u blerë në vitet e ardhshme.

"Më besoni, këto janë miliona e miliarda që duhet t’i ndajmë si Ministri e Mbrojtjes, të jenë drejtpërdrejt investime të reja në Armatë", tha Misajllovski.

I pyetur nëse është ulur numri i padive nga pjesëtarët e Armatës për pagesën e shtesave në bazë të Marrëveshjes Kolektive, Misajllovski u përgjigj pozitivisht se ato janë duke u ulur, dhe në të kaluarën kjo ministri është përballur me rreth një mijë padi, të cilat kushtojnë më shumë se 15 deri në 20 milionë euro. Ai thotë se shumica e detyrimeve që më parë ishin të papaguara tani janë shlyer.

Ai theksoi se si ministër e respekton Marrëveshjen Kolektive dhe siç tha "do të ulemi me të gjithë për të biseduar dhe për ta kapërcyer këtë, por gjëja më e rëndësishme është të respektohet Marrëveshja Kolektive". ls/

Foto: MIA

 

 

 

Остани поврзан