Misajllovski me përfaqësues të Shërbimit evropian për punë të jashtme: Po përforcojmë bashkëpunim me qëllim siguri më të madhe për qytetarët tanë
- Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski yhvilloi takim me një delegacion nga Bashkimi Evropian të udhëhequr nga Kosmin Dobran, drejtor i Drejtorisë për paqe, partneritet dhe menaxhim të krizave në Shërbimin evropian për Punë të Jashtme (EEAS), në të cilin, siç informuan nga Ministria, u konfirmua angazhimi i ndërsjellë në pjesën e përforcimit të bashkëpunimit në mbrojtje.
Shkup, 8 maj 2026 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski zhvilloi takim me një delegacion nga Bashkimi Evropian të udhëhequr nga Kosmin Dobran, drejtor i Drejtorisë për paqe, partneritet dhe menaxhim të krizave në Shërbimin evropian për punë të jashtme (EEAS), në të cilin, siç informuan nga Ministria, u konfirmua angazhimi i ndërsjellë në pjesën e përforcimit të bashkëpunimit në mbrojtje.

Takimi në Ministrinë e Mbrojtjes, i cili u iniciua nga Shërbimi evropian për punë të jashtme, është pjesë e dialogut të vendosur midis BE-së dhe Maqedonisë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe, siç informojnë, konfirmon dhe përforcon gatishmërinë e qartë të BE-së për të thelluar bashkëpunimin me vendin tonë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Misajlovski, theksohet në kumtesë, tha se takimi i sotëm pak para 9 majit - Ditës së Evropës i jep simbolikë shtesë dhe një dimension pozitiv dialogut dhe një angazhimi të përbashkët ndaj vlerave evropiane.

"Qeveria e Maqedonia ka një qëllim të qartë dhe të padiskutueshëm - përforcimin e bashkëpunimit tonë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe përballimin e përbashkët të sfidave bashkëkohore", theksoi Misajllovski.
Ministria e Mbrojtjes, theksohet në kumtesë, mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj partneritetit me BE-në.
"Qëllimi ynë është të vazhdojmë të përforcojmë bashkëpunimin drejt një faze më konkrete dhe operative, përmes projekteve dhe programeve të reja. Ministria e Mbrojtjes mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj partneritetit me BE-në. Si anëtare e NATO-s dhe vend kandidat për anëtarësim në BE, ambicia jonë është të përfshihemi edhe më aktivisht në nismat evropiane të mbrojtjes", tha Misajllovski.

Misajllovski gjithashtu shprehu mirënjohje edhe për tre pakot mbështetëse përmes Fondit evropian për paqe, si dhe mekanizmave të tjerë financiare, të cilët janë mbështetje shtesë në pjesën e përforcimit të kapaciteteve të armatës së Maqedonisë.
Drejtori i Drejtorisë për paqe, partneritet dhe menaxhim të krizave në Shërbimin evropian për punë të jashtme, Dobran, në takimin e sotëm potencoi se BE-ja është e gatshme të rrisë bashkëpunimin në këtë fushë dhe se lëvizshmëria ushtarake është me rëndësi të veçantë për efikasitet më të madh dhe rritje të qëndrueshmërisë.

Dobran gjithashtu informoi se BE-ja po shqyrton mundësitë për mbështetje të re në pajisje për Armatën në periudhën e ardhshme në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Bashkimi Evropian, përmes iniciativave dhe mekanizmave të tij, deri më tani ka marrë vendime për disa paketa masash për të mbështetur Armatën në vlerë prej 40 milionë euro.
Në takimin e sotëm morën pjesë edhe Emanuel Xhaufret, zëvendësdrejtor për Evropën perëndimore, Ballkanin Perëndimor, Turqinë, Mesdheun Lindor dhe Mbretërinë e Bashkuar në EEAS, dhe euroambasadori, Mihalis Rokas. rq/
Foto: Ministria e Mbrojtjes