Misajllovski i hapi konsultimet e rregullta bilaterale me SHBA-në - e përforcojmë mbrojtjen tonë dhe sigurinë kolektive në NATO
- Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski sot i ka hapur konsultimet e rregullta bilaterale mbrojtëse mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, ku së bashku me zëvendës sekretarin ndihmës për luftë, Dejvid Bejker dhe delegacionin amerikan u bisedua për sigurinë rajonale, modernizimin e Armatës dhe thellimin e partneritetit strategjik.
Shkup, 23 prill 2026 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski sot i ka hapur konsultimet e rregullta bilaterale mbrojtëse mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, ku së bashku me zëvendës sekretarin ndihmës për luftë, Dejvid Bejker dhe delegacionin amerikan u bisedua për sigurinë rajonale, modernizimin e Armatës dhe thellimin e partneritetit strategjik.

"Marrëdhëniet tona mbrojtëse bilaterale në më shumë se tre dekadat e kaluara janë në nivel shumë të lartë dhe ju falënderoj për bashkëpunimin e shkëlqyer. Përkrahja e përkushtuar nga SHBA-ja, si dhe të Ambasadës në vendin tonë, kanë kontribuar në ndërtimin e kapaciteteve dhe aftësive të Armatës së Maqedonisë së Veriut", tha ministri.
Në këtë moment, siç tha Misajllovski, në fazë të implementimit janë disa marrëveshje me SHBA-në për furnizimin e pajisjes së ndryshme, e cila është në harmonizim me standardet e NATO-s.
Ministri u përqëndrua edhe në investimin në mbrojtje, me ç'rast potencoi se buxheti në mbrojtje po rritet dhe se shteti ka plan për arritje të nivelit të dakorduar të investimit të 3,5 për qind të PBV-së në buxhetin e mbrojtjes dhe 1,5 për qind të PBV në aktivitete dhe projekte të lidhura me mbrojtjen deri në vitin 2035.
Ai potencoi se procesi i ndryshimit të dokumenteve strategjike dhe planeve ka filluar, që është kyçe për zhvillimin e ardhshëm të kapaciteteve mbrojtëse, të cilat do të mundësojnë përforcimin e gatishmërisë ushtarake, si garanci për sigurinë e vendit dhe fuqinë e mbrojtjes kolektive të aleancës.

Zëvendës sekretari ndihmës Bejker tha se SHBA-ja e njeh përkushtimin e Qeverisë në plotësimin e qëllimeve në kuadër të NATO 3.0, duke përfshirë edhe angazhimet nga samiti në Hagë, kujdesin për sigurinë rajonale, si dhe për zhvillim të bashkëpunimit në mbrojtje. Ai ka shtuar se këto biseda janë mundësi për inicimin e drejtimeve të reja në partneritet, të cilat do të kontribuojnë për përgjigje me kohë të sfidave.
Zëvendës-shefja e misionit në Ambasadën e SHBA-së, Nikoll Varns potencoi se bisedat e sotme do të kontribuojnë për identifikimin e mundësive të reja konkrete për bashkëpunim dhe zhvillin plotësues të interoperabilitetit.
Konsultimet bilaterale në mbrojtje realizohen vetëm dy javë pas dialogut strategjik mes dy vendeve, të realizuar në Uashington, ku u konfirmua përkushtimi i ndërsjellë ndaj zhvillimit të marrëdhënieve të afërta strategjike në të gjitha sferat. bsh/
Foto: MInistria e Mbrojtjes