Miratohet propozim-ligji për procedurën kontestimore, realizohet edhe një detyrim tjetër nga strategjia zhvillimore për gjyqësorin
- Qeveria në seancën e sotme të rregullt të 160-të e miratoi propozim-ligjin për procedurën kontestimore, një zgjidhje gjithëpërfshirëse ligjore procedurale, e cila përgatitej një periudhë të gjatë kohore në konsultim me opinionin profesional dhe akademik. Me miratimin e tij, siç informojnë nga Qeveria, realizohet edhe një detyrim i rëndësishëm i Strategjisë zhvillimore për gjyqësorin 2024-2028, si dhe një pjesë e programit për punën e Qeverisë për vitin 2025.
Shkup, 31 mars 2026 (MIA) - Qeveria në seancën e sotme të rregullt të 160-të e miratoi propozim-ligjin për procedurën kontestimore, një zgjidhje gjithëpërfshirëse ligjore procedurale, e cila përgatitej një periudhë të gjatë kohore në konsultim me opinionin profesional dhe akademik. Me miratimin e tij, siç informojnë nga Qeveria, realizohet edhe një detyrim i rëndësishëm i Strategjisë zhvillimore për gjyqësorin 2024-2028, si dhe një pjesë e programit për punën e Qeverisë për vitin 2025.
Bëhet fjalë për një ligj sistemor, i cili sjell ndryshime thelbësore dhe rrënjësore me qëllim të avancimit të efikasitetit, transparencës dhe sigurisë juridike në procedurat kontestimore.
Risitë kyçe në zgjidhjen ligjore, siç theksojnë nga Qeveria, janë sigurimi i mbrojtjes juridike më cilësore dhe udhëheqja më efikase e procedurave, avancimi i procedurave për ekspertizë, me ç'rast mundësohet gjykata edhe sipas detyrës zyrtare të kryejë ekspertiza dhe mbikëqyrje në vend si provë, me çka përforcohet roli i gjykatës në konfirmimin e gjendjes faktike, si dhe vendosja e dorëzimit elektronik nga të dyja anët, si një hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit të plotë të lëndëve gjyqësore.
Me ligjin e ri, siç theksohet në kumtesë, rritet përfshirja dhe përshpejtimi i procedurave në kontestet nga vlera e vogël, ndërsa ulet vlera e gjobave për pjesëmarrësit në procedura, me qëllim të një drejtësie dhe proporcionaliteti më të madh.
Për herë të parë vendosen padi përfaqësuese për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave kolektive, me ç'ka avancohet qasja në drejtësi për grupe më të mëdha qytetarësh, ndërsa njëherit shmanget shpenzimi i madh dhe joracional i burimeve.
Me miratimin e këtij ligji Qeveria edhe njëherë e konfirmon përcaktimin e saj për zbatimin e reformave të vërteta, thelbësore dhe jo kozmetike në sistemin gjyqësor, në drejtim të ndërtimit të gjyqësorit efikas, modern dhe të besueshëm.
Qeveria mbetet e përkushutar në avancimin e vazhdueshëm të kornizës juridike dhe kapacitetit institucional në interes të qytetarëve dhe shtetit juridik. sa/
Foto: Qeveria