• недела, 19 април 2026

Ministria e Shëndetësisë: Është shpëtuar jeta e një pacienti me transplantim të mëlçisë dhe është përmirësuar cilësia e jetës së një pacienteje me veshkë të transplantuar

Ministria e Shëndetësisë: Është shpëtuar jeta e një pacienti me transplantim të mëlçisë dhe është përmirësuar cilësia e jetës së një pacienteje me veshkë të transplantuar

Shkup, 19 prill 2026 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë sot kumtoi se janë kryer transplantim i mëlçisë tek një pacient 67-vjeçar dhe veshkës tek njjë grua 51-vjeçare pasi që familja e personit të vdekur solli vendim  ]për t'i dhuruar organet e tij.

Në kumtesë ceket se në çastin më të vështirë, një familje solli vendimin që do të thotë jetë. Me humanizmin dhe bujarinë e tyre, është shpëtuar një jetë njeriu përmes transplantimit të mëlçisë tek një pacient 67-vjeçar, ndërsa një pacienteje tjetër, e moshës 51-vjeçare, i është dhuruar mundësia e re për jetë më cilësore me transplantimin e veshkës. Pacientët janë në gjendje të mirë të përgjithshme dhe janë liruar për mjekim shtëpiak, theksojnë nga MSH.

"Këto ndërhyrje mjekësore janë njëkohësisht edhe histori shprese, solidariteti dhe akti më i lartë i altruizmit. Nuk ka akt më të madh sesa, në moment dhimbjeje, të dhurosh jetë. Kjo familje tregoi çfarë do të thotë humanizëm i vërtetë; vendimi i tyre do të jetojë përmes atyre që kanë marrë një shans të ri. Mirënjohje e madhe për familjen e donatorit për këtë akt human, pas humbjes së një anëtari të familjes së tyre", tha ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Koordinatorja kombëtare për transplantim, prof. dr. Biljana Kuzmanovska, shpreh mirënjohje të madhe për familjen, pa pëlqimin e së cilës nuk do të ishte e mundur të realizoheshin këto transplantime. Pas çdo transplantimi qëndron një histori njerëzore. Këtë herë është një histori për guxim dhe dhurim jete. Ky është akti më i lartë i solidaritetit që një shoqëri mund të ketë.

Njëkohësisht, shprehim falënderim për koordinatorët e transplantimit dhe për të gjitha ekipet mjekësore nga Klinika për anestezi, reanimacion dhe mjekim intensiv, Klinika për kirurgji digjestive, Klinika për urologji, Klinika për gastroenterohepatologji, Klinika për nefrologji dhe Instituti për transfuzion, për punën e tyre të përkushtuar dhe të palodhur.

Foto: Ministria e Shëndetësisë

Остани поврзан