• петок, 15 мај 2026

Ministria e Financave i filloi takimet për ribalancin e buxhetit

Ministria e Financave i filloi takimet për ribalancin e buxhetit

Shkup, 11 maj 2026 (MIA) - Ministria e Financave i filloi takimet për ribalancin e buxhetit. Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska njofton se ribalanci do të përgatitet në pajtim me kornizën fiskale afatmesme dhe prioritetet strategjike të Qeverisë - financa publike të qëndrueshme, konsolidim fiskal, zhvillim infrastrukturor, tranzicion energjetik dhe standard më të mirë të jetës për qytetarët.

"Në kohën e pasigurisë globale serioze, të shkaktuar nga ngjarjet gjeopolitike dhe luftën në Lindjen e Mesme, të gjitha ekonomitë - përfshirë edhe atë të Maqedonisë - po përballen me sfida të lidhura me rrjedhat energjetike, inflacionin dhe ngadalësimin e rritjes ekonomike globale. Prandaj mbesim të përkushtuar në menaxhim përgjegjës dhe disiplinor me financat publike, me fokus të qartë në ruajtjen e qëndrueshmërisë makroekonomike, mbështetje të rritjes ekonomike dhe realizim të investimeve kapitale", thotë Dimitrieska Koçoska në një postim në "Fejsbuk".

Ministrja thekson se do të vazhdohet me planifikim të kujdesshëm dhe politika të përgjegjshme, të cilat do të sigurojnë qëndrueshmëri, rezistencë zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë së Maqedonisë.

"Fokusi ynë mbetet mbrojtja e standardit jetësor të qytetarëve përmes masave të krijuara me kujdes, financave publike të qëndrueshme dhe politikave që do të sigurojnë mbështetje për ekonominë në kushte të pasigurisë globale", thotë ministrja e Financave. sa/

Foto: Fejsbuk

Остани поврзан