Ministria e Drejtësisë: Rritje e nivelit të realizimit të aktiviteteve reformuese në gjyqësor
- Sot u mbajt seanca e tretë e Këshillit për monitorimin e reformave në gjyqësor - informojnë nga Ministria e Drejtësisë. Si ministri, thonë, po punojmë me përkushtim dhe me intensitet të përforcuar, ndërsa rezultatet e konfirmojnë këtë.
Shkup, 22 prill 2026 (MIA) - Sot u mbajt seanca e tretë e Këshillit për monitorimin e reformave në gjyqësor - informojnë nga Ministria e Drejtësisë. Si ministri, thonë, po punojmë me përkushtim dhe me intensitet të përforcuar, ndërsa rezultatet e konfirmojnë këtë.
"Më shumë se gjysma e aktiviteteve të planifikuara për vitin 2025 tashmë janë realizuar, gjë që përbën një përparim të konsiderueshëm. Sipas të dhënave, nga gjithsej 116 aktivitete të planifikuara, 66 janë realizuar plotësisht, ndërsa 50 janë në proces, gjë që tregon për një dinamikë të shtuar dhe një angazhim më të madh insitucional në zbatimin e reformave", porosisin nga Ministria e Drejtësisë.

Është veçanërisht e rëndësishme, shtojnë, që sot i përmbyllëm proceset kyçe për funksionimin e Këshillit për monitorimin e reformave në gjyqësor. Miratuam rregulloren e punës, ndërsa metodologjia për monitorimin dhe vlerësimin e strategjisë sektoriale për drejtësinë 2024–2028 u miratua njëzëri. Me këtë vendosim një bazë të fortë për efikasitet më të madh, transparencë dhe llogaridhënie në ndjekjen e proceseve reformuese.
"Fokusi ynë mbetet te rezultatet konkrete, veçanërisht te masat me afat deri në qershor 2026. Do të vazhdojmë me punë intensive, në partneritet me të gjitha institucionet relevante, komunitetin ndërkombëtar dhe opinionin e ekspertëve", theksojnë nga Ministria e Drejtësisë. ls/
Foto: Ministria e Drejtësisë