Ministria e Drejtësisë: Për rastin me Gruevskin ndërmerren të gjitha hapat e nevojshëm për kompletimin e dokumentacionit dhe procedimin adekuat
- Ministria e Drejtësisë sot njoftoi se në lidhje me rastin me Nikolla Gruevskin, ndërmerren të gjitha hapat e nevojshëm për kompletimin e dokumentacionit dhe procesimin e tij adekuat në kuadër të procedurës ligjore.
Shkup, 4 maj 2026 (MIA) - Ministria e Drejtësisë sot njoftoi se në lidhje me rastin me Nikolla Gruevskin, ndërmerren të gjitha hapat e nevojshëm për kompletimin e dokumentacionit dhe procesimin e tij adekuat në kuadër të procedurës ligjore.
Siç citon, veprohet vetëm sipas ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.
"Mbledhja e informatave nga gjykatat kompetente ka për qëllim të sigurojë bazë juridike të plotë dhe të saktë për veprim të mëtejshëm. Ministria nuk ka kompetencë t'i rishqyrtojë vendimet gjyqësore të formës së prerë, por është e detyruar të veprojë sipas tyre. Njëherit, theksojnë se të gjitha procedurat zhvillohen përmes një procesi institucional dhe në bashkëpunim me organet kompetente të Hungarisë, pa ndikim të deklaratave politike ose kualifikimeve, informon Ministria dhe shton se mbetet e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit dhe respektimit të rendit juridik. sa/
foto: MIA arkivi