• петок, 15 мај 2026

Ministria e Drejtësisë mbajti takim për e-platformën - mjet i rëndësishëm për ndjekjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar

Ministria e Drejtësisë mbajti takim për e-platformën - mjet i rëndësishëm për ndjekjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar

Shkup, 13 maj 2026 (MIA) - Në Ministrinë e Drejtësisë u mbajt takim kushtuar e-platformës për historikun e korrupsionit dhe krimit të organizuar në kuadër të plotësimit të detyrimeve nga agjenda reformuese në fushën e sundimit të ligjit.

Në takim, siç kumtoi Ministria e Drejtësisë, është biseduar për futjen në kohë dhe të saktë të të dhënave në e-platformë, e cila paraqet një mjet të rëndësishëm për ndjekjen e rezultateve në luftën kundër korrupsonit, krimit të organizuar dhe larjen e parave.

Tre hapat reformues kanë të bëjnë me rritjen e numrit të hetimeve, akuzat dhe paragjykimet për korrupsion, rritjen e rezultateve në luftën kundër krimit të organizuar, si dhe avancimin e hetimeve financiare, të konfiskuara në pronën e fituar në mënyrë ilegale.

"Ministria e Drejtësisë, si koordinator i fushës së sundimit të ligjit, vazhdimisht e informon Komisionin Evropian për zbatimin e aktiviteteve reformuese. Në takimin e fundit të monitoringut me Komisionin Evropian u konstatua një progres pozitiv në plotësimin e detyrimeve", thonë nga Ministria.

Nga Ministria e Drejtësisë theksojnë se do të mbesin të përkushtuar në forcimin e koordinimit institucional, transparencën dhe efikasitetin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në pajtim me standardet evropiane dhe prioritetet reformuese të shtetit. sa/

Foto: Ministria e Drejtësisë

Остани поврзан