• сабота, 14 март 2026

Ministri Sali dhe drejtoresha e IPE Kacarska në takim për reformat dhe Planin e rritjes

Ministri Sali dhe drejtoresha e IPE Kacarska në takim për reformat dhe Planin e rritjes

Shkup, 11 mars 2026 (MIA)- Në Ministrinë për Çështje Evropiane sot u zhvillua takim pune me përfaqësues të Institutit për Politika Evropiane – Shkup (EPI), të udhëhequr nga drejtoresha Dr. Simonida Kaçarska.

Gjatë takimit u konfirmua bashkëpunimi i shkëlqyer dhe i vazhdueshëm mes Ministrisë për Çështje Evropiane dhe EPI në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

“Bashkëbiseduesit diskutuan për aktivitetet në kuadër të projektit “WB Reform and Growth Monitor”, i financuar nga Bashkimi Evropian, i cili synon të forcojë rolin e organizatave të shoqërisë civile në monitorimin dhe zbatimin e reformave që lidhen me Planin e Rritjes së Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor”, theksohet në kumtesë.

U theksua se partneriteti mes Ministrisë dhe EPI kontribuon në monitorim, analizë dhe transparencë më të madhe në zbatimin e Agjendës Reformuese 2024–2027, si dhe në forcimin e rolit të shoqërisë civile në proceset reformuese.

“Ministria për Çështje Evropiane mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit të hapur me shoqërinë civile, si partner i rëndësishëm në avancimin e reformave dhe integrimin evropian të vendit”, thuhet në komunikatën e Kabinetit të ministrit për Çështje Evropiane.

Foto: Ministria për Çështje Evropiane

​​

 

Остани поврзан